Make your own free website on Tripod.com

azemi-logo1.jpg

varrimi-azemit.jpg

Edhe pse e vranė, komunistėt nuk e lanė tė qetė. Deformuan drejtėsinė, mashtruan me provat, mbrojtėn haptaz, ditėn pėr diell vrasėsit dhe urdhėrdhėnėsit! Tė gjitha misteret e procesit famėkeq ku u gjykuan vetėm njė pjesė e vrasėsve, por as nuk u bė fjalė pėr organizatorėt dhe urdhėrdhėnėsit e vėrtetė. "Rivrasja e Azemit", ėshtė pjesa e parė e njė dossieri ende tė hapur, i cili do tė mbyllet vetėm atėherė kur nė Shqipėri tė largohen njė herė e pėrgjithmonė koumnistėt!




Manipuluesit e hetimit ndajnė pėrgjegjėsinė me vrasėsit

Farsa  "Hajdari",  krim politik qė akuzon krerėt e pushtetit socialist shqiptar

Ku (sh) janė ata qė pėrlyen duart me gjakun e deputetit tė vrarė demokrat, pėrgjegjėsitė e vrasėsve ekzekutorė dhe organizatorė,  zhdukėsit e provave, dėshmive dhe dėshmitarėve. Pėrgjegjėsitė e  prokurorėve e tė tė tjerėve tė implikuar nė manipulimin e hetimit tė krimit tė Shekullit nė Shqipėri



Ēėshtja "Hajdari" po rikthehet sėrish nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik shqiptar, pėr shkak tė fillimit tė procesit gjyqėsor ndaj njė pjese tė tė akuzuarve, si ekzekutorė tė kėtij krimi. Personat e arrestuar e tė akuzuar nga Prokuroria janė konsideruar si ushtarė nga opozita dhe njė pjesė e gjerė e opinionit publik, ndėrkohė qė jashtė gjykimit madje edhe hetimit kanė ngelur ata qė tashmė njihen si gjeneralėt e kėtij aksioni terrorist, qė mban firmėn e krerėve mė tė lartė tė shtetit dhe koalicionit nė pushtet.
Tė tre tė arrestuarit, dy vėllezėrit Haxhia dhe ish-komisari i Tropojės, Fatmir Meta, qė janė vėnė nė bangėn e tė akuzuarve nga Prokuroria, kanė dėshmuar se pas tyre qėndrojnė krerėt e lartė tė shtetit. Isamedin Haxhia ka akuzuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kryetarin e SHISH-it, Fatos Klosi, madje ka kėrkuar qė ai tė paraqitet si dėshmitar nė gjyq pėr tė thėnė arsyen pėrse e ka liruar nga burgu. "Nėse Fatos Klosi deklaron se mė ka liruar pėr tė vrarė Azemin, atėherė vrasėsi jam unė", ka deklaruar nė dėshminė e tij tė depozituar nė gjykatė i akuzuari Haxhia, gjė qė pėrbėn njė provė tė mjaftueshme pėr tė nisur njė ēėshtje penale ndaj kryetarit tė SHISH-it. Mirėpo provat pėr implikimin e Klosit nė kėtė vrasje janė edhe mė tė shumta. Kohė mė parė ish-shefi i policisė gjyqėsore nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Sokol Koēiu, akuzoi Klosin dhe drejtorin e hetimit nė kėtė Prokurori se kanė planifikuar dhe mė vonė kanė realizuar lirimin nga burgu tė njėrit prej tė akuzuarve si vrasės, Fatmir Haklajn, i vrarė nė rrethana ende tė dyshimta e tė pasqaruara nė Tropojė jo shumė kohė pas lirimit nga burgu. Duhet tė kemi parasysh se Klosi ėshtė njė nga zyrtarėt kryesorė qė opozita e akuzoi bashkė me Nanon, Gjinushin, Haklajn e Salihin, menjėherė pas atentatit ndaj Hajdarit dhe truprojeve tė tij nė 12 Shtator1998.
Njė tjetėr person i superakuzuar pėr implikim nė kėtė vrasje pėr tė cilin vetė Prokuroria ka prova tė mjaftueshme pėr ta akuzuar, madje edhe ndaluar ėshtė prefekti aktual i Tiranės, Taulant Dedja. Nga hetimet e vetė Prokurorisė del se ekzekutorėt kanė pėrdorur makinėn shtetėrore tė ish tė dėrguarit tė plotfuqishėm tė qeverisė nė Tropojė, Taulant Dedja. Dedja ka qenė njė nga zyrtarėt e lartė tė shtetit qė ėshtė deklaruar nė krah tė vrasėsve qė tė nesėrmen e vrasjes. Sipas ish-ministrit tė Rendit, Perikli Teta, Taulant Dedja me cilėsinė e tė dėrguarit tė plotfuqishėm tė qeverisė ka garantuar se natėn e vrasjes, Jaho Salihi dhe tė tjerė qė Prokuroria i ka akuzuar aktualisht pėr vrasje kanė qenė nė Tropojė. Kjo alibi u pėrdor pėr shumė kohė nga qeveria pėr tė justifikuar jo vetėm vrasėsit, por pėr t'i mbajtur ata nė detyrat e larta nė polici edhe shumė kohė pas vrasjes sė Azemit. Bashkė me vrasėsit nė detyrė tė lartė shtetėrore ishte dhe vazhdon tė jetė ende edhe Dedja, megjithėse sipas prokurorėve fajėsia e tij ėshtė e dukshme dhe pėrbėn disa vepra penale; implikim nė vrasje, pėrkrahje mbas kryerjes sė krimit, pengim me dashje tė drejtėsisė dhe dezinformim tė qėllimtė tė opinionit publik.
Ndėrkohė, opozita ka bėrė publike shumė prova dhe fakte qė vėrtetojnė lidhjet e ekzekutorėve me politikanėt e lartė si Klosi, Gjinushi apo Koēi, qė vlerėsohen njėherazi edhe si organizatorė tė vrasjes. Implikimi i Petro Koēit nė kėtė krim, sipas opozitės, vėrtetohet edhe nga qėndrimi qė ai mbajti ndaj vrasėsve pas ardhjes nė krye tė Ministrisė sė Rendit Publik disa ditė mbas krimit. Tė gjithė ekzekutorėt, megjithėse akuzohesin ēdo ditė publikisht si vrasės, qėndruan nė krye tė komisariatit tė policisė nė Tropojė edhe pėr disa muaj tė tjerė. Ata paguheshin dhe kryenin detyra tė rėndėsishme shtetėrore, duke e pėrdorur komisariatin e policisė edhe pėr krime tė tjera. Kėshtu gjatė kėsaj periudhe u vranė nė qendėr tė qytetit dy persona tė pafajshėm, pikėrisht nga drejtuesit e komisariatit tė policisė, tė akuzuar pėr vrasjen e Azemit qė paguheshin dhe gradoheshin me firmėn e Petro Koēit.
Prova pėr implikim nė vrasje apo nė mbrojtjen e vrasėsve janė sjellė edhe pėr tė tjerė zyrtarė tė lartė tė shtetit. Agim Tirana, ish- drejtori i hetimit ėshtė cilėsuar si njeri i lidhur me vrasėsit. Bashkė me Klosin ai liroi Fatmir Haklėn nga spitali burg me njė detyrim pasuror, kusht ky qė nuk parashikohet nė asnjė prej dispozitave tė Proēedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė. Sokol Koēiu ka bėrė publike njė provė tjetėr qė implikon Tiranėn nė kėtė ēėshtje. Ai deklaroi publikisht se nė xhepin e njėrit prej ekzekutorėve tė Azemit, Feriz Kėrrnajės, nė momentin e vrasjes ende tė pazbardhur iu gjet njė kartėvizitė me adresėn e plotė tė shefit tė hetimit, Agim Tirana. Specialistėt juridikė thonė se nė aksionin e vrasjes sė Hajdarit ka edhe shumė zyrtarė tė tjerė tė shtetit tė tė gjitha niveleve qė me njė hetim fare tė thjeshtė, por sigurisht tė ndershėm e tė orientuar nga ligji, emrat e vėrtetė tė vrasėsve organizatorė e ekzekutorė do tė dilnin nė dritė.

- Pėrpjekjet pėr manipulimin e hetimit, pėrgjegjėsia e prokurorėve

Njė pikė shumė e rėndėsishme e hetimit tė vrasjes sė Hajdarit ndoshta po aq kriminale sa vrasja pėr specialistėt ėshtė edhe manipulimi i vrasjes, i realizuar nė dy drejtime kryesore. Zhdukja e provave dhe dėshmitarėve, dhe pengimi i paramenduar i hetimit.
Pėrgjegjėsia e minimit tė hetimit tė vrasjes sė Hajdarit fillon pa dyshim qė para momentit tė vrasjes e deri mė sot. Ka prova tė mjaftueshme se Ministria e Rendit Publik disa muaj para vrasjes, kishte tė dhėna tė sakta se po pėrgatitej vrasja e deputetit demokrat. Vetė ish-ministri i Rendit, Perikli Teta, ka pranuar publikisht se kishte paralajmėruar Azemin tė ruhej se ndaj tij po pėrgatitej njė atentat. Mirėpo Teta dhe ministria e tij jo vetėm qė nuk mori masa mbrojtėse tė detyruar me ligj pėr kryetarin e komisionit parlamentar tė Mbrojtjes, por ende nuk ka bėrė publike emrat e njerėzve qė sipas tij kishin planifikuar tė vrisnin Hajdarin. Nuk e di nė Teta ėshtė pyetur nė Prokurori apo Gjykatė pėr kėtė problem, por gjithėsesi kjo ėshtė njė pikė shumė e vlefshme pėr hetimin e ēėshtjes. Teta ka deklaruar se pėrpara se ai tė vihej nė dijeni i pari pėr vrasjen si ministėr i Rendit, persona ende tė papėrcaktuar zyrtarisht nga Prokuroria qė dyshohen tė jenė pjesėmarrės nė vrasje kishin lajmėruar ish-kryeministrin Fatos Nano. Kjo gjė, sipas Tetės, ėshtė bėrė vetėm pak sekonda pas vrasjes, gjė qė sipas specialistėve bėhet fjalė pėr njė veprim tė paralajmėruar dhe njė telefonatė qė pritej nga ana e ish-kryeministrit.
Mosarrestimi dhe nė mėnyrė tė veēantė mosfillimi i menjėhershėm i hetimit, arrestimit tė ekzekutorėve tė identifikuar menjėherė pas vrasjes, u shoqėrua edhe me njė dekonspirim tė planifikuar tė hetimit apo tė dėshmive tė dėshmitarėve tė ndryshėm. Kėshtu nga vetė zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Arben Rakipi, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij aktual Ardian Visha u dekonspirua njė material i rėndėsishėm pėr hetimin, qė ishte njė pėrmbledhje faktesh, provash dhe emra pjesėmarrėsish nė vrasje dhe dėshmitarėsh, qė ish-Presidenti Berisha i kishte vėnė nė dispozicion ambasadės sė SHBA-ve nė Tiranė me kėrkesė tė kėsaj tė fundit. Ambasada e interesuar pėr zbulimin e vrasėsve tė Azemit e kishte vėnė kėtė dėshmi me vlera nė dispozicion tė Prokurorisė, e cila jo vetėm qė nuk e pėrdori pėr hetime, por e dekonspiroi atė publikisht nė njė tė pėrjavshme proqeveritare, revistėn "Klan". Dekonspirimi publik i provave dhe dėshmive nga ana e Prokurorisė, pėrbėn natyrisht njė krim, por nė rastin konkret kur pasojat e dekonspirimit ishin tejet tė rėnda krimi i kalon pėrmasat e zakonshme dhjetra herė.
Eleminimi i ekzekutorėve ėshtė njė nga qėllimet kryesisht tė realizuar qė synoi tė zhdukte fizikisht dėshmitarėt tė lidhjeve tė ekzekutorėve me organizatorėt apo urdhėruesit politikė tė vrasjes. Po tė shikosh emrat e njerėzve tė vrarė nga listat e tė akuzuarve pėr kėtė ēėshtje mungojnė njerėz tė njohur pėr lidhje me politikėn si Fatmir Haklaj, qė njihej si njeri mė me influencė i kėtij grupi, Feriz Kėrnaja, miku i burgut i Fatos Nanos, si dhe nipi i Gjinushit qė vdiq nė rrethana tė dyshimta nė njė spital nė Itali, ndėrkohė qė edhe Fatmir Meta u plagos gjatė njė atentati ndaj tij nė Tiranė dhe Jaho Salihi u ka shpėtuar disa herė pėrpjekjeve pėr ta vrarė. Dėshmitarė tė deklaruar tė kėsaj ēėshtje janė vrarė ose janė tentuar tė vriten nga njerėz ende tė paidentifikur nga Prokuroria apo Policia. Kėshtu Jonuz Hyka ish-drejtori i Policisė sė Kukėsit nė momentin e vrasjes sė Hajdarit u vra nė banesėn e tij nė Tropojė, pasi kishte depozituar nė Ministrinė e Rendit tė drejtuar nga Petro Koēi, prova dhe fakte qė vėrtetonin se vrasėsit e Azemit ishin ata qė thoshte opozita. Dosja me dėshmitė e tij u zhduk nga Ministria e Rendit. Ndėrkohė Sali Lusha, i deklaruar si dėshmitar i vrasjes pranė selisė sė PD-sė, ėshtė tentuar disa herė tė eleminohet fizikisht dhe mbahet nė burg nėn dhunėn e presionin policor pa asnjė provė.
Njė pėrgjegjėsi tė madhe qė nesėr me ndryshimin e raporteve politike, normalizimit tė shtetit dhe institucioneve antikrim mund tė kthehet njė ēėshtje penale kundėr "tė pestėve" qė morėn pėrsipėr manipulimin e hetimit. Shmangie me qėllim e drejtimit tė hetimit, pėrjashtim po me qėllim nga hetimi tė organizatorėve politikė tė vrasjes, fshehje e dėshmive dhe provave, janė disa prej veprave penale qė kanė konsumuar dhe vazhdojnė tė konsumojnė prokurorėt e ēėshtjes "Hajdari".
Mėnyra se si ata po e trajtojnė ēėshtjen si dhe detaje tė tjera tė rėndėsishme tė hetimit, janė cilėsuar nga kolegėt e tyre juristė jo si gafa, por si veprime tė qėllimshme tė planifikuar e me prapavijė tė qartė politike, qė synojnė mbrojtjen e vrasėsve politikė tė deputetit tė opozitės.
Krimi ndaj Azemit duket se vazhdon edhe tani, mė shumė se dy vjet mbas vrasjes. Mbrojtja e vrasėsve ėshtė padyshim njė krim po aq i rėndė sa edhe vrasja. Dihet qė krimi shtetėror e politik po lindi, vazhdon nė njė sistem zinxhir qė jeton aq sa jeton ajo politikė qė e krijoi, drejton e stimulon atė. Organizatorėt e vrasjes sė Azemit, fatkeqėsisht, janė tė gjallė dhe me pushtet. Ata nesėr mund tė mendojnė tė ikin dhe pėr kėtė do tė pėrpiqen, por krim pa ndėshkim nuk ka. Mė fatkeqė duket se janė ata zyrtarė qė kanė marrė pėrsipėr mbulimin e krimit dhe mbrojtjen e autorėve. Nesėr, nuk besoj tė kenė mundėsi tė thonė kaq mundėsi patėm, tashmė pėrgjegjėsitė mbi krimin janė marrė, fatkeqė janė ata qė iu bashkėngjitėn listės sė tė implikuarve nė tė, qoftė edhe pėr tė mbajtur njė vend pune, apo pėr pak miliona mė shumė...

__________________________________________________________
Nga data 12 korrik 2004, ju jeni vizitoriGet free counter at Cgi2yoU.comi kėtij web-siti