
|
PD paraqet fakte tė reja denoncuese pėr urdhėruesit e
vrasjes sė shekullit
Ja pushtetarėt qė vranė Azemin
- PD ka akuzuar si organizatore tė kėsaj vrasjeje ish-kryeministrin
Fatos Nano, i cili ka pasur lidhje tė ngushta me bandėn e vrasėsve. Nano ėshtė shoqėruar prej tyre nga Rinasi nė Tiranė pėrpara
vrasjes dhe ka qėnė Nano, i cili ėshtė njoftuar i pari me telefon, vetėm dy minuta mė pas, pėr ekzekutimin e Azem Hajdarit
- Sipas fakteve tė fundit Petro Koēi, aktualisht sekretar
i PS, ka qenė dhe personi i dėrguar nga PS si pėrfaqėsues nė vendimmarrjen pėr vrasjen e Hajdarit"
- "Skėnder Gjinushi ka qėnė njeriu i cili pasi kontaktoi me Fatmir
Haklajn, mori pėrsipėr dhe liroi nga birucat Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinė pėr ti angazhuar mė pas sėbashku me nipin
e tij nė vrasjen e Azem Hajdarit".
- "I implikuar direkt ėshtė kryetari i shėrbimit sekret Fatos
Klosi, i cili ka organizuar vrasjen dhe ka vėnė nė shėrbim njerėzit e tij, i implikuar direkt ėshtė dhe prefekti i Tiranės
Taulant Dedja, i cili ka vėnė nė dispozicion tė vrasėsve makinėn e tij dhe tė nesėrmen e vrasjes ėshtė pėrpjekur t'ju krijojė
atyre alibi tė rreme"
Partia Demokratike duke komentuar fillimin
e gjyqit rreth vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari ka deklaruar njė ditė pas seancės sė parė tė kėtij procesi se "ky
gjyq nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mashtrim tjetėr, njė farsė gjyqėsore nė tė cilėn janė vendosur nė bankėn e tė akuzuarve
vetėm disa prej ushtarėve dhe bashkėpunėtorėve nė vrasje duke lėnė jashtė kokat e krimit". Kėto komente i bėri zėdhėnėsi
i PD-sė, zoti Edi Paloka gjatė njė konference shtypi tė dhėnė nė selinė qendrore tė PD-sė.
"Nė Gjykatėn e Tiranės ka filluar farsa gjyqėsore mbi ekzekutimin e deputetit dhe liderit tė dhjetorit Azem Hajdari, mbas
mė shumė se dy vjet e gjysėm zvarritjesh, Arben Rakipi ka dėrguar nė gjykatė, tani pėrpara zgjedhjeve, njė dosje tė pėrgjysmuar
me qėllim qė tė fshihet e vėrteta mbi krimin e shekullit nė Shqipėri", tha zoti Paloka.
Ai u shpreh nė vazhdim se "Prokuroria ėshtė detyruar tė pranojė se ekzekutimi i deputetit Hajdari ka pasur arsye tėrėsisht
politike dhe ėshtė kryer me mjete shtetėrore nga njerėz tė veshur me uniformat e shtetit, por nė dosjen qė Rakipi ka dėrguar
nė gjykatė qėllimisht janė eliminuar mjaft prova e fakte tė cilat implikojnė drejtė pėr sė drejti nė kėtė krim, funksionarė
tė lartė shtetėrorė dhe politikanė tė lartė tė partisė nė pushtet."
PD nė bazė tė provave, dėshmive dhe fakteve tė tjera, tha Paloka, ka akuzuar si organizatorė tė kėsaj vrasjeje ish-kryeministrin
Fatos Nano, i cili ka pasur lidhje tė ngushta me bandėn e vrasėsve. Nano ėshtė shoqėruar prej tyre nga Rinasi nė Tiranė pėrpara
vrasjes dhe ka qenė Nano, i cili ėshtė njoftuar i pari me telefon, vetėm dy minuta mė pas, pėr ekzekutimin e Azem Hajdarit.
"Ndėrkaq sipas fakteve tė fundit Petro Koēi, aktualisht sekretar i PS, ka qėnė dhe personi i dėrguar nga PS si pėrfaqėsues
nė vendimmarrjen pėr vrasjen e Hajdarit", bėri tė ditur zėdhėnėsi i PD-sė. Duke folur pėr implikimin e Gjinushit nė vrasjen
e deputetit Hajdari, zėdhėnėsi i PD deklaroi se "Skėnder Gjinushi ka qėnė njeriu, i cili pasi kontaktoi me Fatmir Haklajn,
mori pėrsipėr dhe liroi nga birucat Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinė pėr t'i angazhuar mė pas sėbashku me nipin e tij nė
vrasjen e Azem Hajdarit".
"I implikuar direkt ėshtė kryetari i shėrbimit sekret Fatos Klosi, i cili ka organizuar vrasjen dhe ka vėnė nė shėrbim njerėzit
e tij, i implikuar direkt ėshtė dhe prefekti i Tiranės, Taulant Dedja, i cili ka vėnė nė dispozicion tė vrasėsve makinėn e
tij dhe tė nesėrmen e vrasjes ėshtė pėrpjekur t'ju krijojė atyre alibi tė rreme", tha Paloka. PD denoncon gjithashtu si bashkėpunėtorė
nė fshehjen e krimit kryeministrin Ilir Meta, i cili nė kohėn qė ishte zėvendėskryeministėr deklaroi se po vriteshin vrasėsit
e Azem Hajdarit, por qė mė pas u bė bashkėpunėtor nė fshehjen e tyre", pohoi zėdhėnėsi i PD-sė, duke shtuar se "PD konsideron
si bashkėpunėtorė nė krim kryeprokurorin Rakipi dhe ish-kryehetuesin Agim Tirana, tė cilėt jo vetėm janė pėrpjekur dhe kanė
eliminuar provat dhe faktet pėr kėtė vrasje, por kanė vepruar direkt si bashkėpunėtorė nė eliminimin e disa prej ekzekutorėve
dhe dėshmitarėve tė kėsaj vrasjeje".
Gjithashtu do tė konsiderohen si bashkėpunėtorė tė gjithė ata prokurorė apo punonjės tė drejtėsisė tė cilėt me qėllim kanė
mbuluar faktet dhe provat qė kanė dalė gjatė hetimit, u shpreh zėdhėnėsi i selisė blu. Zoti Paloka duke u shprehur nė emėr
tė Partisė Demokratike deklaroi se: "nė kėto kushte PD rideklaron se ky proces do tė mbetet njė farsė deri sa tė mos pėrgjigjen
pėrpara drejtėsisė tė gjithė funksionarėt e lartė shtetėrorė tė cilėt kanė organizuar krimin dhe kanė bashkėpunuar pėr fshehjen
e tij". "Ne jemi tė bindur se askush prej tyre nuk do i shpėtojė drejtėsisė", u shpreh i sigurtė zėdhėnėsi i PD-sė.
__________________________________________________________
Nga data 12 korrik 2004, ju jeni vizitori  i kėtij web-siti
|