Make your own free website on Tripod.com

azemi-logo1.jpg

varrimi-azemit.jpg

Edhe pse e vranė, komunistėt nuk e lanė tė qetė. Deformuan drejtėsinė, mashtruan me provat, mbrojtėn haptaz, ditėn pėr diell vrasėsit dhe urdhėrdhėnėsit! Tė gjitha misteret e procesit famėkeq ku u gjykuan vetėm njė pjesė e vrasėsve, por as nuk u bė fjalė pėr organizatorėt dhe urdhėrdhėnėsit e vėrtetė. "Rivrasja e Azemit", ėshtė pjesa e parė e njė dossieri ende tė hapur, i cili do tė mbyllet vetėm atėherė kur nė Shqipėri tė largohen njė herė e pėrgjithmonė koumnistėt!




Farsa gjyqėsore pėr vrasjen e Azem Hajdarit filloi nėn terrorin e SHIK-ut dhe policisė
 
 
Prokuroria akuzon "ushtarėt" pėr tė mbrojtur "gjeneralėt"
 
 
Prokuroria: Vrasėsit e Azemit ishin tė gjithė zyrtarė policie. Ata e kishin pėrgatitur vrasjen kohė mė parė.

 

Vrasėsit e deputetit Azem Hajdari, ishin tė gjithė zyrtarė policie. Ata e kishin parapėrgatitur kėtė vrasje qė shumė kohė mė parė. Pėr tė realizuar kėtė akt kriminal, autorėt e krimit kanė mbėrritur nė Tiranė qė mė 11 shtator 1998 me makina policie dhe tė veshur me uniformė policie, - kėshtu thuhej ndėr tė tjera nė akt-akuzėn e Prokurorisė pėr dosjen e ēėshtjes "Hajdari". Kjo akt-akuzė u lexua nė seancėn e parė tė gjyqit tė ēeshtjes "Hajdari, para trupit gjykues tė Gjykatės sė Tiranės qė po gjykon kėtė ēėshtje.Kjo akt-akuzė u lexua nga kryetari i grupit tė prokurorėve qė kanė hetuar mbi kėtė dosje, Haxhi Giu. Prokuroria kishte vėnė nė bangėn e tė pandehurve duke i akuzuar pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari tre persona, tė cilėt nuk janė direkt vrasėsit. Sipas vetė akt-akuzės, ato kanė partur nė kėtė krim rolin e ndihmėsit. Pra pėrmes kėsaj farse gjyqėsore kėto prokurorė pasi zhdukėn me qindra e qindra prova e fakte rreth kėsaj vrasje duan tė fshehin urdhėruesit e kėtij krimi politik, tė cilėt janė ende nė pushtet. Dhe kjo tani, pas tre vjetėsh kur po me urdhėr tė atyre qė urdhėruan vrasjen e Azem Hajdarit janė vrarė edhe autorėt direkt tė kėtij krimi politik.
Gjykimi i dosjes sė ēėshtjes "Hajdari" ka nisur nė Gjykatėn e Faktit Tiranė, duke shėnuar shtyrjen e parė pėr shkak tė mosnjohjes sė avokatėve me materialet qė pėrmban kjo dosje. Pra, nė kėtė seancė u bė vetėm prezantimi i palėve nė proces, leximi i akt-akuzės dhe paraqitja e kėrkesave paraprake tė avokatėve.

- Gjykata me rrethim tė blinduar, SHIK-u dhe policia terror ndaj gazetarėve dhe qytetarėve

Godina e Gjykatės sė Faktit Tiranė, u rrethua qė nė mėngjez herėt nga qindra e qindra forca policie dhe agjentė tė SHISH. U mbyllėn tė gjitha lokalet nė periferi tė Gjykatės si dhe u pezullua veprimtaria e Gjykatės sė Faktit. Policia ushtroi pėr orė tė tėra dhunė dhe terror mbi qindra kalimtarė tė pafajshėm qė kalonin nėpėr rrugė afėr kėsaj godine. Gazetarėt nuk u lejuan pėr mė se njė orė qė tė afrohen aty. Kjo ndėrkohė qė disa pėrfaqėsues tė mediave tė klanit qeveritar putheshin me kryepolicė dhe agjentė tė SHISH-it duke u bėrė haptazi karshillėk dhjetra gazetarėve tė tjerė qė shtyheshin dhe shaheshin prej policėve vetėm e vetėm pse ishin aty pėr tė pėrmbushur detyrėn. Pas njė ore e gjysėm pritje, njė polic me radio mori urdhėr pėr t'i futur gazetarėt nė oborrin e gjykatės. Pas dhjetė minutash njė urdhėr tjetėr doli nga kėto radio policie. Gazetarėt tė dalin njė herė jashtė e tė futėn mė pas brenda, urdhėr ky tipik kinez. Kėshtu u bė. Gazetarėt u nxorėn jashtė me tė shtyra e mė pas nė rresht u futėn brenda. Pas pesė kontrolleve tė imtėsishme arritėn tė futen nė sallė.

- Si nisi seanca e parė, dhe si u prezantuan tė akuzuarit e gjallė dhe ato tė vrarė

Nė bangėn e tė akuzuarve qėndronin ulur Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta. Jo si zakonisht tė pesė prokurorėt e kėsaj ēėshtje qėndronin jo pėrballė tė akuzuarve, por nė rreshtin e parė tė stolave tė sallės. Nė rreshtin e parė tė stolave tė sallės, por nė krahun tjetėr qėndronin avokatėt e tė pandehurve. Njė grua e vjetėr me syze qė mė vonė u mėsua se ishte njė prokurore norvegjeze qė ndiqte procesin qėndronte nė rrethin e dytė tė stolave tė sallės sė bashku me njė pėrfaqėsues tė OSBE.
Hyjnė me radhė nė sallė. Fillimisht familjarėt e mė pas gazetarėt. Policėt nisin tė shtyjnė e tė shajnė gazetarėt duke i detytruar qė tė mos inēizonin dhe filmonin pa marrė urdhėr paraprakisht nga trupi gjykues i kėsaj ēėshtje. Hyri trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Arben Micko, i cili sė pari e nisi me "porositė" pėr gazetarėt e kameramanėt. Micko, tha se ky proces do tė jetė i hapur dhe publik siē e kėrkon ligji me pėrjashtim tė disa seancave tė cilat me kėrkesėn e prokurorėve do tė zhvillohen me dyer tė mbyllura. Ai tha se gazetarėt nuk duhet tė bėhen pengesė pėr mbarėvajtjen e procesit gjyqėsor dhe se duhet tė pasqyrojnė realisht kėtė proces. Filmimet sipas Mickos do tė lejohen vetėm nė dhjetė-pesėmbėdhjetė minutat e parė tė seancės pasi mė pas pengojnė mbarėvajtjen e procesit.
Gjyqtari nisi mė pas me proēedurat e prezantimit. U prezantuan palėt. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Arben Micko, anėtarė janė Ilir Mustafaj dhe Ilir Celiku. Prokurorė tė ēėshtjes janė Haxhi Giu, Artur Selmani, Sokol Stojani, Arqile Koca, dhe Shkėlqim Hajdari.
Tė akuzuar sipas prokurorisė nė kėtė proces janė Jaho Salihi, (nė mungesė), Izet Haxhia (nė mungesė),si dhe Fatmir Meta, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia tė pranishėm. Pėr tė akuzuarit e tjerė, prokuroria i ka pushuar hetimet pasi rezultojnė tė vdekur. Sipas Prokurorisė, tė akuzuarit e tjerė nė kėtė proces tė cilėt kanė vdekur janė Fatmir Haklaj, Halil Haklaj, Feriz Kėrrnaja dhe Naim Cengu. Ndėrsa pėr Astrit Muldakėn u tha se ėshtė i akuzuar, por ndodhet nė burg nė Itali.
Avokatė mbrojtės nė kėtė proces janė Pėllumb Zaimi pėr Jaho Salihin, Fatos Shanaj pėr Izet Haxhinė, Agim Dishnica pėr Ismet dhe Isamedin Haxhinė, ndėrsa Fatmir Meta mbrohet nė kėtė proces nga avokatėt Saimir Visha dhe Hysni Beti.
Fillimisht gjykata vendosi tė dėgjojė pretendimet e palėve. Prokurori Haxhi Giu, kėrkoi gjykim tė pandėrprerė dhe deklarimin e mungesės pėr Jaho Salihin dhe Izet Haxhinė, ndėrsa avokatėt e Fatmir Metės thanė se nuk janė njohur nė tėrėsi me materialet e dosjes dhe kėrkuan qė tė shpallet pavlefshmėria e akteve tė hetimit, pasi sipas tyre ka kaluar afati dyvjeēar i kohės kur kėto hetime duhej tė pėrfundonin. Ata kėrkuan pavlefshmėrinė e sigurimit tė provės pėr Astrit Muldakėn pasi ai ėshtė njėsoj i akuzuar nė kėtė proces dhe gjithashtu pavlefshmėrinė e provės pėr Sali Lushėn pasi kjo provė ėshtė marrė pa praninė e avokatėve dhe tė vetė Fatmir Metės. Kėto avokatė kėrkuan gjithashtu edhe ndarjen e ēėshtjes sė Fatmir Metės nga kjo dosje pasi sipas tyre nuk ka lidhje me kėtė proces. Kėto kėrkesa u hodhėn poshtė nga gjykata.

- Ēfarė tha dhe ēfarė nuk tha, prokurori Giu

Nė aktakuzėn qė lexoi para trupit gjykues Prokurori Haxhi Giu, tha se vrasėsit e Azem Hajdarit e kishin parapėrgatitur me kohė kėtė vrasje. Por nuk tha se kush i kushte udhėzuar dhe urdhėruar pėr tė kryer kėtė akt kriminal. Ai tha se qė tė gjithė vrasėsit e deputetit Azem Hajdari ishin zyrtarė policie, por nuk tha se kush i kishte graduar nė polici kėto vrasės dhe ēfarė u kishte premtuar atyre pasi tė kryenin kėtė vrasje. Ai tha se autorėt e krimit ishin shumė dhe se kishin ardhur nė Tiranė qė mė 11 Shtator 1998 me makina policie dhe me uniformė policie, kishin bėrė plane pėr tė kryer vrasjen dhe madje kishin inspektuar edhe zonėn. Ai tregoi edhe lokalet ku kishin qėndruar vrasėsit dhe se ēfarė kishin biseduar, por nuk tha se kush i udhėzonte dhe mbrojtjen e kujt kishin kėto vrasės me spaleta policie. Prokurori Giu pėrmendi edhe tipet e makinave tė policisė qė kanė marrė pjesė nė kėtė vrasje, madje edhe celularėt me tė cilėt ėshtė biseduar, por nuk tha se kush i ndihmoi kėto vrasės, pėr t'u larguar nga Tirana. Nuk tha asgjė as lidhur me faktin e bėrė publik se vrasėsit disa orė para se tė kryenin krimin kishin pirė nė Rinas me Fatos Nanon qė sapo ai ishte kthyer nga Lisbona. Ai tha se grupi i vrasėsve i kishte marrė makinėn dhe celularin shefit tė Komisariatit Tropojė dhe se i gjithė ky grup i madh ishin nėn komandėn e dy shefave tė tjerė tė kėtij komisariati, siē ishin Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj, por nuk tha se kush i kishte urdhėruar kėto vrasės pėr tė kryer kėtė krim. Prokurori nė fund nuk harroi tė thotė se shumica e vrasėsve janė vrarė, ndėrsa disa tė tjerė nuk janė kapur ende dhe shėtisin nėpėr Evropė... Por tha se para gjykatės janė sjellė tre tė akuzuar si bashkėpunėtorė nė kėtė vrasje. Pra gati sa nuk tha se kemi sjellė kėtu pėr tė kryqėzuar tre "ushtarė" me synimin pėr tė fshehur "gjeneralėt" qė urdhėruan kėtė vrasje.
Prokurori Giu, tha se do tė paraqesė nė kėtė gjyq 102 dėshmitarė dhe mbi 350 prova shkresore nė mbėshtetje tė akuzės. Avokatėt nga ana e tyre u shprehėn se dosja ėshtė nisur nė gjykatė pa u njohur paraprakisht nga to, dhe se nuk kanė patur kohėn e nevojshme pėr studimin e materialeve qė gjenden nė tė. Ato i kėrkuan trupit gjykues kohė nė dispozicion pėr tė studiuar dosjen. Gjykata vendosi ta pranojė kėrkesėn e avokatėve dhe ta shtyjė gjyqin pėr mė datė 13 prill 2001.

__________________________________________________________
Nga data 12 korrik 2004, ju jeni vizitoriGet free counter at Cgi2yoU.comi kėtij web-siti